• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilltarët kërkojnë nga Arsovska deri të premten të dorëzojë vendim për rishpërndarjen e mjeteve për NQP-në

Këshilltarët kërkojnë nga Arsovska deri të premten të dorëzojë vendim për rishpërndarjen e mjeteve për NQP-në
Shkup, 19 tetor 2022 (MIA) - Këshilltarët e Qytetit të Shkupit në seancë të jashtëzakonshme sot pasdite kanë votuar iniciativën me të cilën kërkohet nga kryetarja Danella Arsovska që të dorëzojë vendim për rishpërndarjen e mjeteve për pagat e të punësuarve në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike - Shkup deri të premten në ora 12:00. Nisma u votua me 24 vota “pro”. Seanca e radhës e Këshillit është caktuar për të premten në ora 14:00. Nga sindikata sonte për MIA-n deklaruan se kryetarja Arsovska do të duhet ta marrë vendimin nesër, sepse nëse mbetet për të premten, atëherë rishpërndarja do të bëhet më së shpejti pas fundjavës së zgjatur, e cila sipas tyre është shumë vonë. Për nesër sindikatat njoftuan se nuk do të ketë transport urban për qytetarët e Shkupit. "U kërkojmë falje qytetarëve, por kjo është dashur të ndodhë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i pagave të rregullta në NQP", tha Miço Stojanovski, kryetar i Sindikatës së NQP-së. Nga VMRO-DPMNE sonte përmes kumtesës akuzuan se këshilltarët nga LSDM dhe një pjesë e BDI-së nuk e kanë votuar iniciativën për rishpërndarje të mjeteve. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR