• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli rus për siguri kombëtare pohon se Ukraina qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve

Këshilli rus për siguri kombëtare pohon se Ukraina qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve

Moskë, 26 mars 2024 (MIA) - Edhe krahas pohimeve të Shtetit Islamik, sekretari i Këshillit për siguri kombëtare të Rusisë, Nikollaj Patrushev e akuzoi Ukrainën për sulmin në afërsi të Moskës të premten e kaluar.

Sipas mediumeve ruse, në pyetjen e gazetarëve nëse Shteti islamik ose Ukraina qëndrojnë pas sulmit në sallën e koncerteve "Krokus", ku humbën jetën të paktën 139 persona, Patrushev u përgjigj: "Ukraina, kuptohet", njoftoi DPA.

Ai nuk sqaroi se si erdhi ky vlerësim.

Shteti Islamik tashmë disa herë e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR