• e premte, 08 nëntor 2024

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i KB-së ka bërë thirrje për ndërprerjen e eksportit të armëve në Izrael

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i KB-së  ka bërë thirrje për ndërprerjen e eksportit të armëve në Izrael

 Gjenevë, 5 prill 2024 (MIA)  - Këshilli për të Drejtat e Njeriut  i Kombeve të Bashkuara sot bëri thirrje për ndërprerjen e eksportit të armëve për Izraelin në një rezolutë që nuk e përmend organizatën militante palestineze Hamas dhe sulmin e saj ndaj vendit në vjeshtën e kaluar, njoftoi DPA.

Hapi është i nevojshëm për të "parandaluar shkeljet e mëtejshme të të drejtës humanitare  ndërkombëtare  dhe shkeljet dhe keqpërdorimet e të drejtave të njeriut", thuhet në tekstin e miratuar nga organi në Gjenevë. 

"Gjermania ishte një nga gjashtë vendet që votuan kundër rezolutës, e cila përveçse nuk përmend Hamasin, ia shkurton Izraelit të drejtën për vetëmbrojtje dhe përmban paragjykime kundër Izraelit", pohon ambasadorja gjermane Katarina Stash. 

 Në një deklaratë për Këshillin, Stashi theksoi se Izraeli duhet ta mbrojë popullsinë civile palestineze në luftën kundër Hamasit dhe të lejojë dërgimin e ndihmave. Këto çështje janë përfshirë edhe në rezolutë.

Rezoluta u mbështet nga 28 vende, duke përfshirë Belgjikën, Finlandën dhe Luksemburgun. Tremëdhjetë vende abstenuan, duke përfshirë Francën dhe Holandën. 

Ambasadori izraelit Meirav Eilon Shahar ashpër e dënoi   rezolutën, e cila nuk i referohej sulmit të 7 tetorit nga Hamasi. 

 "Sa izraelitë të vdekur do të nevojiten për të dënuar Hamasin?, pyeti diplomati në kuadër të  këshillit.

Rezoluta gjithashtu nuk përfshin një thirrje për ndalimin e dërgesave të armëve për Hamasin, shtoi DPA. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR