• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli për punë të brendshme të BE-së do të vendosë për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen

Këshilli për punë të brendshme të BE-së do të vendosë për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen

Bruksel, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Heqja e kontrolleve në kufijtë e brendshëm tokësorë të Rumanisë dhe Bullgarisë me vendet e tjera të zonës Shengen do të jetë një nga temat boshte të mbledhjes së sotme të Këshillit të drejtësisë dhe atij për punë të brendshme të BE-së.

Krahas kësaj, ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së në mbledhjen e Këshillit do të diskutojnë edhe mbi situatën në zonën Shengen, me fokus forcimin e sigurisë së përgjithshme përmes digjitalizimit, si dhe datën e mundshme për fillimin e aplikimit të sistemit për hyrje/dalje në Union (KEE).

EES është një sistem i automatizuar TI për regjistrimin e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së kur udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër në Union. Sipas këtij sistemi, zyrtarët kufitarë do të marrin shenjat e gishtave ose do t'i fotografojnë personat gjatë kalimit të parë të tyre të kufirit të BE-së dhe këto të dhëna do të ruhen në një skedar digjital.

Në seancën e Këshillit për drejtësi dhe punë të brendshme më 10 tetor, Komisioni Evropian ka paralajmëruar se po planifikon një mënyrë në faza të futjes së EES-së.

Ministrat do të shqyrtojnë edhe rregulloren e propozuar për parandalimin dhe luftën kundër abuzimit seksual të fëmijëve, si dhe do të shkëmbejnë mendime mbi situatën me luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Me Ligjin e propozuar të BE-së për parandalimin dhe luftën kundër abuzimit seksual të fëmijëve parashihet që kompanitë e internetit të obligohen të alarmojnë autoritetet për çdo formë të abuzimit seksual të fëmijëve në platformat e tyre. Është planifikuar gjithashtu krijimi i një qendre që do të ndihmojë autoritetet në veprimet pas raportimeve për abuzim seksual të fëmijëve dhe do të mbledhë dhe shkëmbejnë ekspertiza dhe praktika më të mira për parandalimin dhe mbështetjen për viktimat.

Është paraparë madje që Eurokomisari për punë të brendshme dhe migracion, Markus Bruner para ministrave të prezantojë një raport mbi gjendjen e zbatimit të Paktit të BE-së për migracionin dhe azilin ku gjatë drekës së punës do të bisedohet për dimensionin e jashtëm të migracionit dhe mënyrat për të rritur efikasitetin e BE-së për kthimin e emigrantëve. Zbatimi i plotë i Paktit për migracionin dhe azilin i cili u miratua në maj të këtij viti, duhet të fillojë nga qershori i vitit 2026.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR