• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurisë së KB-së sot vendos për rezolutën amerikane ku kërkohet armëpushim i menjëhershëm në Gazë

Këshilli i Sigurisë së KB-së sot vendos për rezolutën amerikane ku kërkohet armëpushim i menjëhershëm në Gazë

Nju Jork, 22 mars 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së KB-së sot do të votojë për Draft-rezolutën e SHBA-së me të cilën kërkohet armëpushim urgjent në Gaza dhe marrëveshje për pengjet midis Izraelit dhe Hamasit.

Me këtë, SHBA-ja do të rrisë presionin ndaj Izraelit, me qëllim që të lejojnë më shumë ndihma humanitare dhe të mbrojë më mirë civilët në Rripin e Gazës të cilët bombardohen çdo ditë.

Zëdhënësi i misionit amerikan në KB, Nejt Evans tha se rezoluta ishte rezultat i shumë raundeve të konsultimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Këshillit.

Rezoluta nënkupton ngurtësim të qëndrimit të Uashingtonit ndaj Izraelit.

Amerikanët në të kaluarën hezituan të bëjnë thirrje për armëpushim dhe vendosjen e vetos ndaj masave që përfshijnë thirrjet për armëpushim të menjëhershëm.

Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken ditët e kaluara kishte takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë. Blinken loboi në Lindjen e Mesme pikërisht për atë që do të jetë sot në agjendën e Këshillit të Sigurisë së KB-së.

"Ne në fakt kemi një rezolutë që po ia paraqesim tani Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e cila bënë thirrje për armëpushim urgjent në lidhje me lirimin e pengjeve dhe shpresojmë që vendet ta mbështesin këtë", deklaroi të mërkurën Blinken në Arabinë Saudite.

"Mendoj se kjo ka dërguar mesazh të fuqishëm, sinjal të fuqishëm", potencoi diplomati amerikan.

Më shumë se një e treta e demokratëve në Senat i kanë bërë thirrje administratës së Bajdenit të ndërmerr hapa të guximshëm drejt krijimit të një shteti palestinez në përpjekjen e fundit kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR