Këshilli i Sigurisë së KB-së sonte do të debatojë për rezultatet nga samiti paqësor në Zvicër
- - Këshilli i Sigurisë së KB-së sonte do të debatojë për situatën në Ukrainë lidhur me luftën ruse dhe rezultatet nga Samiti i paqes i cili u mbajt gjatë fundjavës së kaluar në Zvicër.
- Post By Fitore Curri
- 21:31, 18 qershor, 2024
Nju-Jork, 18 qershor 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së KB-së sonte do të debatojë për situatën në Ukrainë lidhur me luftën ruse dhe rezultatet nga Samiti i paqes i cili u mbajt gjatë fundjavës së kaluar në Zvicër.
Mbledhja do të fillojë në orën 21 sipas kohës së evropës së mesme, është bërë e ditur në ueb-faqen e KB-së.
Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e inicuan SHBA-ja dhe Sllovenia, të cilat u konsultuan me delegacionin ukrainas. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s