• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurisë së KB-së e dënoi sulmin e SHI-së në Iran

Këshilli i Sigurisë së KB-së e dënoi sulmin e SHI-së në Iran

Nju-Jork, 4 janar 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së KB-së sot e dënoi "sulmin terrorist qyqar" në Iran, ku të mërkurën humbën jetën 84 persona, ndërsa ishin plagosur 284, ndërsa SHI njoftoi se e ka kryer.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë së KB-së "ashpër e dënojnë sulmin terrorist qyqar i cili ka ndodhur në qytetin Kerman", në afërsi të xhamisë Saheb al - Zaman, ku është varri i gjeneralit Sulejmani, i cili ishte vrarë në janar të vitit 2020 në një sulm nga një dron amerikan në Irak.

Në kumtesë shtohet se u shprehin ngushëllime familjeve të viktimave. 

"Terrorizmi në të gjitha format e tij përfaqëson një nga kërcënimet më të rrezikshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se "autorët, organizatorët, financuesit dhe mbështetësit e këtyre akteve duhet të sillen para drejtësisë".

SHI njoftoi përmes Telegramit se dy nga luftëtarët e tij "shpërthyen brezat shpërthyes" mes "një grumbulli të madh renegatësh pranë varrit të liderit të tyre Kasem Sulejmani".

Ai është sulmi më vdekjeprurës në Iran nga viti 1978, kur 377 persona humbën jetën në zjarrin në një kinema në qytetin Abadan. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR