• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurisë së KB-së bën thirrje për ndihmë më të madhe humanitare për Gazën

Këshilli i Sigurisë së KB-së bën thirrje për ndihmë më të madhe humanitare për Gazën

Nju-Jork, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Pas disa ditë debati, Këshilli i Sigurisë së KB-së sot miratoi rezolutën me të cilën kërkohet më shumë ndihmë humanitare për popullatën civile në Rripin e Gazës. Toni i tekstit të dokumentit ka qenë ndjeshëm më i zbutur nga versioni origjinal, i cili i mundësoi SHBA-së, që mbështetësja më e madhe e Izraelit, të abstenojë nga votimi, raporton DPA.

Këshilli i Sigurisë e ka shtyrë disa herë këtë javë votimin për një rezolutë të re për konfliktin e Gazës, pasi u duk e mundshme që SHBA-ja, si anëtare e përhershme e trupit të OKB-së, do të vendosnin veton ndaj një drafti të paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të mbrojtur interesat e Izraelit.

Koncesionet e rëndësishme nga negociatorët penguan që rezoluta të rrëzohej në minutën e fundit. Gjithsej 13 nga 15 vendet në Këshillin e Sigurisë votuan pro tekstit, Rusia dhe SHBA-ja abstenuan.

Rezoluta, e cila është e detyrueshme sipas ligjit ndërkombëtar, i bën thirrje Izraelit të sigurojë "qasje të menjëhershme humanitare" në Rripin e Gazës, si dhe të krijojë "kushte për një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive".

Për çështjen kontestuese se si të kontrollohen dërgesat e ndihmave që shkojnë në Gaza, anëtarët e Këshillit ranë dakord të caktojnë një koordinator përgjegjës të KB-së, i cili gjithashtu do të sigurojë që dërgesat të përshpejtohen në bashkëpunim me të gjithë aktorët. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR