• e premte, 27 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit të KB-së e hodhi poshtë rezolutën ruso-kineze për hetimin e komisionit për shpërthimin e Rrjedhës veriore

Këshilli i Sigurimit të KB-së e hodhi poshtë rezolutën ruso-kineze  për hetimin e komisionit për shpërthimin e Rrjedhës veriore

Nju-Jork, 28 mars 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbrëmë nuk e pranoi rezolutën ruso-kineze për formimin e komisionit i cili do ta hulumtojë diversionin e gazsjellësve "Rrjedha veriore".

Rezoluta ishte mbështetur nga tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit, askush nuk ishte kundër, ndërsa 12 vende ishin të përmbajtur, raportoi Tass.

Për miratimin e rezolutës ishte e domosdoshme mbështetja e nëntë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

Për momentin, Suedia, Danimarka dhe Gjermania zbatojnë hetimet e tyre për minimin dhe sabotimin e dy gazsjellësve në Detin Verior "Rrjedha veriore 1" dhe "Rrjedha veriore 2".

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Vasilij Nebenzja, në seancën e Këshillit të Sigurimit deklaroi se Moska seriozisht dyshon në transparencën e këtyre hetimeve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR