• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit të KB-së bëri thirrje për përpjekje të rritura diplomatike pas atentatit të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut

Këshilli i Sigurimit të KB-së bëri thirrje për përpjekje të rritura diplomatike pas atentatit të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut

Nju-Jork, 1 gusht 2024 (MIA) - Në seancë emergjente, të mbajtur mbrëmë, Këshilli i Sigurimit të KB-së bëri thirrje në përpjekje të rritura diplomatike për parandalimin e luftës më të gjerë në lindjen e Mesme, pas vrasjeve të udhëheqësve të grupeve Hamas dhe Hezbollah.

Kina, Rusia dhe Algjeria mbrëmë e dënuan vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hania, që ambasadori iranian në KB e quajti akt terrorist, ndërsa SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca theksuan se Irani i mbështet aktorët destabilizues në rajon.

"Ne kemi frikë se rajoni është në prag të një lufte gjithëpërfshirëse", tha zëvendëspërfaqësuesi i Japonisë në KB, Shino Mucuko, dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë një konflikt të tillë.

Ambasadori kinez në KB, Fu Kong, deklaroi se mossuksesi të arrihet ndërprerje e zjarrit në Gaza është përgjegjës për përkeqësimin e tensioneve, transmetojnë mediat britanike.

"Vendet me ndikim të madh duhet të kryejnë presion më të madh dhe të punojnë me më shumë energji për ta shuar flakën e zjarrit në Gaza", shtoi ambasadori Fu.

Ambasadorja britanike në KB, Barbara Vudvord, bëri thirrje në qetësi dhe qëndrueshmëri dhe e përsëriti thirrjen për armëpushim në Gaza. Ajo theksoi se Izraeli dhe Hamasi sërish duhet të obligohen në proces paqësor që do të rezultojë me zgjidhje për dy shtetet me Izraelin e sigurt dhe shtetin palestinez sovran.

"Rruga drejt paqes duhet të jetë përmes negociatave diplomatike. Paqja afatgjate nuk do të sigurohet me bomba dhe plumba", tha Vudvord.

Robert Vud, zëvendësambasador i SHBA-së në KB, u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit për Siguri të cilët kanë ndikim ndaj Iranit "ta përforcojnë presionin ndaj tij që të ndalet përshkallëzimi i konfliktit kundër Izraelit dhe aktorëve tjerë".

Ambasadori iranian në KB, Amir Said Iravani, tha se Teherani vazhdimisht tregon qëndrueshmëri maksimale, por e mban të drejtën të përgjigjet me vendosmëri.

Ai i bëri thirrje Këshillit për Siguri ta dënojë Izraelin dhe ta dënojë me sanksione.

Zëvendëspërfaqësuesi i Izraelit në KB, Xhonatan Miler i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit ta dënojë Iranin për mbështetje në terrorizmin rajonal dhe t'i rrisë sanksionet kundër Teheranit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR