• e premte, 27 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit i KB-së të mërkurën do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë

Këshilli i Sigurimit i KB-së të mërkurën do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë

Nju-Jork, 27 janar 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot kumtoi se të mërkurën do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, e cila i bëri thirrje Izraelit të parandalojë çfarëdo lloj akti të "gjenocidit" në Gazë. Takimi do të mbahet në orën 16 sipas kohës lokale, me kërkesë të Algjerisë.

Ministria algjeriane e Punëve të Jashtme kumtoi se takimi duhet t'i japë "efekt obligues vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për masat e përkohshme ndaj okupimit izraelit".

Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara dje nuk urdhëroi ndërprerje të zjarrit në Rripin e gazës, por kërkoi nga Izraeli t'i ndërmarrë të gjitha masat për t'i parandaluar forcat e veta të kryejnë gjenocid në enklavën palestineze.

Procesin kundër Izraelit për gjenocid e inicoi Afrika Jugore, e cila kërkoi nga Gjykata ndërkombëtare ta urdhërojë Izraelin ta ndërpresë operacionin ushtarak në Rripin e Gazës.

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë vendosi të mos e hedhë poshtë rastin dhe urdhëroi gjashtë masa të ashtuquajtura të përkohshmepër mbrojtje të palestinezëve në Gazë.

Izraeli i hodhi poshtë akuzat për gjenocid dhe kërkoi nga gjykata ta bëjë të njejtën. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR