• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit është "i shqetësuar" nga nga përshkallëzimi i dhunës në Sudan

Këshilli i Sigurimit është

Nju-Jork, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbrëmë shprehu shqetësim për shkak të rritjes së dhunës dhe përkeqësimit të situatës humanitare në Sudan.

Në kumtesën, Këshilli i "dënon në termat më të ashpër" sulmet ndaj civilëve dhe zgjerimin e konfliktit, i cili tashmë i prek "zonat ku jetojnë grupe të mëdha të personave të zhvendosur brenda vendit, refugjatë dhe azilkërkues". 

Në luftimet midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF), që filluan në prill, janë zhvendosur 7,1 milionë njerëz, kumtoi të enjtën zëdhënësi i OKB-së, duke e quajtur "krizën me zhvendosjen" si "më të madhen në botë".

Sipas të dhënave të OKB-së, 1.5 milion njerëz të tjerë gjetën strehim në vendet fqinje. ls/

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR