• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Këshilli i NATO-s për Ukrainën do të mblidhet nesër me kërkesë të Kievit

Këshilli i NATO-s për Ukrainën do të mblidhet nesër me kërkesë të Kievit

Kiev, 27 gusht 2024 (MIA) - Me kërkesë të Kievit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur mbledhjen e Këshillit NATO-Ukrainë, që do të mbahet nesër, kumtoi zëdhënësja e Aleancës Fara Dahla.

"Takimi do të mbahet në nivel të ambasadorëve", tha Dahla. "Pritet që ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, përmes video-lidhjes të informojë aleatët për situatën në fushën e betejës dhe të deklarojë nevojat prioritare të ushtrisë ukrainase", shtoi ajo.

Këshilli NATO-Ukrainë u krijua vitin e kaluar për të siguruar një koordinim më të ngushtë midis Aleancës dhe Kievit.

"Takimi i nesërm është thirrur pas sulmeve të fundit të rënda ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës ukrainase. Aleatët e NATO-s kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe janë të vendosur të vazhdojnë forcimin e tyre", tha Dahla.

Sot, Rusia sulmoi dhjetëra rajone të Ukrainës me raketa dhe dronë, duke vrarë të paktën pesë persona. Një ditë më parë Moska kreu sulmin më të madh ajror në Ukrainë që nga fillimi i luftës. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR