• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli i Evropës nënvizon angazhimin e tij për të mbështetur Ukrainën

Këshilli i Evropës nënvizon angazhimin e tij për të mbështetur Ukrainën

Strasburg, 19 nëntor 2024 (MIA) - Me rastin e 1.000 ditëve të agresionit rus kundër Ukrainës, Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës miratoi një deklaratë duke vënë në dukje shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar nga Rusia, vuajtjet e popullit ukrainas gjatë asaj kohe dhe nënvizon angazhimin e tij për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për "liri, demokraci, sovranitet dhe integritet territorial dhe sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme".

"Një mijë ditë Rusia po zhvillon një luftë agresive kundër Ukrainës në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e KB-së dhe Statutin e Këshillit të Evropës", thuhet në deklaratën që sot e publikoi Këshilli i Evropës.

Theksohet se "për 1.000 ditë, populli ukrainas vuajti shumë - mijëra fëmijë ukrainas u deportuan ilegalisht, mijëra civilë të pafajshëm u vranë ose u plagosën, ndërsa miliona të tjerë u detyruan të linin shtëpitë e tyre, të zhvendoseshin përkohësisht në Ukrainë dhe të kërkonin strehim nëpër Evropë".

"Gjatë 1.000 ditëve ne në Këshillin e Evropës po japim mbështetje shumëpalëshe për Ukrainën, për ta ndihmuar atë të përballet me pasojat dramatike të luftës së agresionit rus", thuhet në tekst.

"Sot ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën dhe luftën e saj për liri, demokraci, sovranitet, integritet territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe vazhdojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit për të siguruar se Rusia të paguajë çmimin për mizoritë e saj dhe për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë", përfundohet në tekst. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR