• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i BE-së i vazhdoi sanksionet për mosrespektimin e të drejtave të njeriut edhe për tre vite

Këshilli i BE-së i vazhdoi sanksionet për mosrespektimin e të drejtave të njeriut edhe për tre vite

Bruksel, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli Evropian sot mori vendim për vazhdimin e sanksioneve ndaj individëve dhe subjekteve, përgjegjëse për shkelje serioze dhe abuzim të të drejtave të njeriut mbarë botën për edhe tre vite, deri më 8 dhjetor të vitit 2026.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, me Regjimin global të BE-së për masa kufizuese për mosrespektimin e të drejtave të njeriut, momentalisht janë përfshirë 67 persona fizikë dhe juridikë dhe 20 subjekte.

Personat fizik, të përfshirë nga regjimi i sanksioneve, u ndalohet udhëtimi në territorin e BE-së. Përveç të gjithë personave dhe subjekteve, u është ngrirë prona në vendet anëtare të BE-së dhe u ndalohet t'u dërgohen ose të dërgojnë mjete nga ana e etniteteve nga BE-ja.

"Me vendimin e sotshëm, BE-ja konfirmon përkushtimin për dënim të shkeljes dhe abuzimit të të drejtave të njeriut me të gjitha instrumentet që janë në dispozicion, ndërsa në të njlëjtën kohë thekson se të drejtat e njeriut janë universale, të pandara dhe mes vete të varura dhe të lidhura", thuhet në kumtesën e Këshillit Evropian.

Regjimi global i BE-së për sanksionet për mosrespektimin e të drejtave të njeriut u themelua më 7 dhjetor të vitit 2020 dhe ai i mundëson Bashkimit Evropian të ndërmerr masa kundër individëve, organizatave dhe subjekteve mbarë botën, duke përfshirë edhe përfaqësuesit shtetërorë, përgjegjës, të përfshirë ose të lidhur me shkelje serioze dhe abuzim të të drejtave të njeriut. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR