• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i BE-së emëroi Iliana Ivanova si komisionere të re evropiane

Këshilli i BE-së emëroi Iliana Ivanova si komisionere të re evropiane

Bruksel, 19 shtator 2023 (MIA) - Këshilli Evropian sot zyrtarisht e emëroi Ilijana Ivanovën komisare të re evropiane për inovacione, hulumtime, kulturë, arsim dhe rini, pas marrëveshjes së përbashkët me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Ivanova, e cila është emëruar me propozim të Bullgarisë, do të jetë anëtare e Komisionit Evropian deri në përfundimin e mandatit aktual deri më 31 tetor 2024. Ivanova  vjen në vendin e Marija Gabriel, e cila në maj u tërhoq nga detyra e eurokomisares për ta ndërmarrë funksionin e zëvendëskryeministrit bullgar dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Emërimi i sotëm i Ivanovës vjen pasi Parlamenti Evropian javën e kaluar me 522 vota "pro", 27 "kundër" и 51 " me abstenim e e miratoi nominimin e saj.

Sipas nenit 246 të Marrëveshjes për funksionimin e Bashkimit Evropian, vendi i zbrazët i një anëtari të Komisionit Evropian plotësohet deri në fund të mandatit aktual me anëtar të ri nga vendi i njejtë anëtar i BE-së. Anëtarin e ri e emëron Këshilli, në marrëveshje me kryetarin e KE-së dhe pas konsultimeve me PE-në. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR