• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli i BE-së e pranoi propozimin e Spanjës për të mbajtur një konferencë paqësore për Lindjen e Afërt

Këshilli i BE-së e pranoi propozimin e Spanjës për të mbajtur një konferencë paqësore për Lindjen e Afërt

Bruksel, 27 tetor 2023 (MIA) - Këshilli i Bashkimit Evropian e pranoi propozimin e Spanjës brenda gjashtë muajve të mbahet konferencë paqësore për Lindjen e Afërt, kushtuar konfliktit ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze "Hamas", deklaroi sot kryeministri spanjoll, Pedro Sançez.

Spanja deri në fund të këtij viti kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në takimin e qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së, Spanja i kërkoi BE-së të bënte thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive, por disa vende kundërshtuan gjuhën e përdorur për të bërë atë thirrje, tha Sançez në konferencë shtypi në Bruksel.

Kryeministri spanjoll theksoi se vendet e BE-së në vend të kësaj kishin rënë dakord të bënin thirrje për "pauza humanitare" dhe hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga Rripi i Gazës.

Në këmbim të kompromisit, vendet evropiane e pranuan propozimin e Madridit për një konferencë paqësore për të rinovuar përpjekjet për të arritur një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez", shpjegoi Sançez. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR