• e shtunë, 23 nëntor 2024

Këshilli gjyqësor do të shqyrtojë kërkesa për përjashtimin e opinionit në procedurat për përgjegjësi të gjykatësve

Këshilli gjyqësor do të shqyrtojë kërkesa për përjashtimin e opinionit në procedurat për përgjegjësi të gjykatësve

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 10 duhet të mbajë seancë në rendin e ditës të së cilës janë disa pika, ndër të cilat kërkesa për përjashtimin e opinionit në procedurat pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës, përcaktimin e ndërprerjes së funksionit të gjykatësit për shkak të pensionit, zgjedhjen e gjyqtarëve porotë të Gjykatës themelore penale Shkup dhe formimin e Komisionit për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës themelore Kavadar.

Në rendin e ditës së seancës së 502-të, përvec miratimit të procesverbaleve të seancës 496 dhe 497, është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për rezultatet e ekzaminimit të njohurive të punës praktike me kompjuter.

Shqyrtimi dhe vendosja për dërgimin e përkohshëm të një gjyqtari për kryerjen e detyrave gjyqësore në një gjykatë tjetër, shqyrtimi dhe vendosja për ankesat e parashtruara në listat e kandidatëve për zgjedhjen e gjyqtarëve në një gjykatë më të lartë, për Gjykatën e Apelit Shtip dhe Gjykatën e Apelit Gostivar dhe shqyrtimi dhe vendosja për kundërshtimin e kandidatit pas shpalljes së shpallur për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit Manastir, janë gjithashtë pjesë e rendit të ditës. 

Shtesë, sot pritet të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për vendimmarrje për kundërshtimet për vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave për periudhën 2019-2022, si dhe raportet e Komisionit për kontrollin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës së lartë administrative dhe gjykatave themelore në Berovë, Dellçevë, Krushevë, Ohër, Radovish, Strumicë dhe Gjevgjeli.

Shtesë, Këshillit do të debatojë edhe për Raportet e komisioneve për gjendjen e konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, do të vendosë për raportet e komisioneve për gjendjen faktike të konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës dhe do të formojë Komisionet e raportuesve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të një gjykate.

Në fund të seancës është pika të ndryshme. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR