Këshilli Evropian e emëroi Komisionin e ri Evropian
- – Këshilli i BE-së e emëroi Komisionin e ri Evropian me mandat për periudhën nga 1 dhjetori i vitit 2024 deri më 31 tetor të vitit 2029, pasi paraprakisht të mërkurën ai ishte miratuar edhe nga Parlamenti Evropian me 370 vota “për”, 282 “kundër” dhe 36 “të përmbajtur”.
- Post By Fitore Curri
- 12:23, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) – Këshilli i BE-së e emëroi Komisionin e ri Evropian me mandat për periudhën nga 1 dhjetori i vitit 2024 deri më 31 tetor të vitit 2029, pasi paraprakisht të mërkurën ai ishte miratuar edhe nga Parlamenti Evropian me 370 vota “për”, 282 “kundër” dhe 36 “të përmbajtur”.
Me këtë përfundoi edhe procedura formale për zgjedhjen e Komisionit të ri Evropian të Ursula fon der Lajen, me çka ai do të mundet zyrtarisht të hyjë në fuqi të dielën.
Komisionin e ri Evropian e përbëjnë 27 anëtarë – nga një prej çdo vendi anëtar të BE-së kryetarja Fon der Lajen, gjashtë nënkryetarë dhe 20 eurokomisarë.
Spanjollja Tereza Ribera Rodrigez do të jetë zëvendëskryetare ekzekutive për Tranzicionin e pastër, të drejtë dhe konkurruese dhe eurokomisare për politikat e konkurrencës, Hena Virkunen nga Finlanda do të jetë zëvendëskryetare ekzekutive për teknologjinë, sovranitetin, sigurinë dhe demokracinë dhe eurokomisare për teknologjitë digjitale, ndërsa francezi Stefan Sezhurne do të jetë zëvendëskryetar ekzekutiv për prosperitet dhe strategji industriale dhe eurokomisar për industrinë, ndërmarrje të mesme dhe të vogla dhe tregun e vetëm.
Tre nënkryetarët e tjerë ekzekutivë do të jenë rumunja Roksana Manzatu e ngarkuar për aftësitë dhe formimin profesional të njerëzve e cila njëherësh do të jetë edhe eurokomisare për aftësitë, arsimin, kulturën, punët cilësore dhe të drejtat sociale, italiani Rafaele Fito do të jetë përgjegjës për kohezionin dhe reformat dhe eurokomisar për politikat kohezive, zhvillimin rajonal dhe qytetet, ndërsa estonezja Kaja Kallas, si përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri...
Sllovaku Marosh Shefçoviq do të jetë eurokomisar për tregti, siguri ekonomike, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe transparencë, letonezi Valdis Dombrovskis i ekonomisë, produktivitetit, zbatimit dhe thjeshtësimit, kroatja Dubravka Shuica është propozuar eurokomisare për Mesdheun, ndërsa hungarezi Oliver Varheji për shëndet dhe mirëqenie të kafshëve.
Eurokomisar për klimë, zero emetime neto dhe rritje të pastër do të jetë holandezi Vopke Hukstra, për mbrojtje dhe hapësirë lituanezi Andrius Kubilius, për zgjerim sllovenja Marta Kos, ndërsa për partneritete ndërkombëtare çeku Jozef Sikela.
Qiprioti Kostas Kadis do të udhëheqë me dikasterin peshkim dhe oqeane, portugezja Maria Luish Albakerki me shërbimet financiare, kursime dhe investime, belgja Haxha Labib me gatishmërinë dhe menaxhimin e krizave, ndërsa austriaku Magnus Bruner me punën e brendshme dhe migrimin.
Jesika Rozvoll nga Suedia do të jetë eurokomisare e mjedisit jetësor, rezistencës të ujërave dhe ekonomi qarkulluese konkurruese, Pjotr Serafin nga Polonia për buxhet, luftë kundër mashtrimeve dhe administratë publike, Den Jorgensen nga Danimarka për energji dhe amvisëri, ndërsa bullgarja Ekaterina Zaharieva për hulumtim dhe inovacione.
Irlandezi Majkëll Mekgrat do të jetë komisar për demokraci, drejtësi dhe sundim të drejtësisë, greku Apostollos Xixhikostas për transport të qëndrueshëm dhe turizëm, Kristof Hansen nga Luksemburgu për bujqësi dhe ushqim, ndërsa Glen Mikalef nga Malta për barazinë e brezave, kulturën, rininë dhe sportin.
Në bazë të Rregullores për funksionim të BE-së, “kryetari, përfaqësuesi i lartë i Unionit për politikë të jashtme dhe siguri dhe anëtarët e tjerë të Komisionit si trup, i nënshtrohen votimit për pëlqim nga ana e Parlamentit Evropian. Në bazë të këtij pëlqimi Komisioni e emëron Këshillin Evropian me shumicë të cilësuar”. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s