• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Evropian do të mbajë takim të jashtëzakonshëm më 1 shkurt për ndihmë të Ukrainës

Këshilli Evropian do të mbajë takim të jashtëzakonshëm më 1 shkurt për ndihmë të Ukrainës

Bruksel, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së do të zhvillojnë takim të jashtëzakonshëm në Bruksel më 1 shkurt të vitit të ardhshëm, njoftoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin belg, Aleksandar De Kroa.

Nga 1 janari, Belgjika e merr presidencën e radhës me Këshillin e të BE-së.

Në takimin e jashtëzakonshëm është planifukuar të diskutohet sërish për rritjen e buxhetit të BE-së. Mishel tha se rritja e buxhetit lidhet edhe me shpenzimet për çështjet e migracionit. 

"Hungarisë i duhet kohë shtesë për të mbështetur vendimin për ndryshimin e buxhetit të përgjithshëm", theksoi ai.

Mishel theksoi se javën e kaluar Këshilli Evropian miratoi vendim historik për të filluar negociatat aderuese me Ukraninën dhe Moldavinë.

"Një vend politikisht dhe intelektualisht nuk e mbështeti (këtë) vendim të BE-së dhe nuk vendosi veto për të mos qenë pengesë", vuri në dukje ai, lidhur me veprimet e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Kjo është "përmbajtje konstruktive", që mund të jetë interesante në të ardhmen, shtoi ai. 

Kryeministri De Kroa tha se vendii tij do të punojë drejt një vendimi unanim për buxhetin e BE-së. Ai tha se ndryshimet në legjislacionin evropian për migrim nuk mund të miratohen në ditët në vijim dhe se kjo detyrë do t'i mbetet presidencës belge. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR