• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kërkohet dorëheqja e ministrit bullgar të Mbrojtjes për shkak të vendimit për dërgesë të raketave S-300 në Ukrainë

Kërkohet dorëheqja e ministrit bullgar të Mbrojtjes për shkak të vendimit për dërgesë të raketave S-300 në Ukrainë

Sofje, 27 shtator 2023 (MIA) - Socialistët bullgarë kërkuan dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Todor Tagarev për shkak të vendimit për furnizim të Ukrainës me raketa për sistemin S-300.

Pasi që në komisionin e djeshëm parlamentar për mbrojtje me shumicë votash u mbështet propozimi për dërgim të "raketave me defekt S-300" në Kiev, Tagarev para deputetëve tha se dërgesa e tillë nuk do t'i dobësojë aftësitë luftarake të Bullgarisë. Por, ky vendim qeveritar shkaktoi reagime të bijshme tek opozita.

"E vetmja që mund të bëni është të vini në këtë hapësirë pasi që fillimisht do të jepni dorëheqje. Ju jeni rrezik për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Aq më tepër që tregon për ju fakti se anoni kah sistemet e fundit kundërajrore raketore në Bullgari. A jeni ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë apo i Ukrainës", pyeti deputeti nga partia BSP, Borisllav Gucanov.

Pakënaqësi shprehi edhe Nikollaj Drençev nga partia "Rilindja".

"Këtë ide ua dhanë në Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht ministri i Mbrojtjes i ndonjë shteti tjetër, dhe jo i Bullgarisë. Dhe menjëherë e ekzekutuat urdhërin e ambasadës (së huaj)", tha deputeti.

Paraprakisht u kumtua se Parlamenti bullgar miratoi propozim-ligj për dërgim të raketave me defekt S-300 në Ukrainë.

Autorët e propozimit theksuan se Bullgaria nuk është në gjendje t'i riparojë raketat me defekt S-300, për dallim nga Kievi. Raketat dërgohen pa pagesë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR