• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kërkim për një dron që hyri në Poloni gjatë bombardimeve ruse të Ukrainës

Kërkim për një dron që hyri në Poloni gjatë bombardimeve ruse të Ukrainës

Varshavë, 26 gusht 2024 (MIA) - Një “objekt ushtarak” ka hyrë në hapësirën ajrore polake gjatë sulmit rus në mëngjes në Ukrainë, njoftoi Skaj njuz.

Kjo ka ndodh në kohën e sulmit më të madh rus në Ukrainë në javët e fundit, ku Moska synon infrastrukturën energjetike në tre rajone.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Polonisë, PAP, njoftoi se 100 ushtarë kanë filluar kërkimin për objektin.

Zëdhënësi i komandës operative të ushtrisë polake, Jacek Gorishewski, deklaroi se me shumë gjasa bëhet fjalë për një dron dhe se ndoshta ka zbritur në territorin polak. Ai shpjegoi se kërkimet janë në vazhdim, duke përjashtuar mundësinë që objekti të jetë raketë.

"Objekti është duke u kontrolluar nga 100 ushtarë në terren dhe një helikopter", deklaroi ai.

Gorishevski shtoi se nuk mund të thuhet nëse objekti është rus apo ukrainas, sepse kushtet e motit nuk lejuan identifikimin vizual.

Objekti hyri në hapësirën ajrore polake në orën 4:43 të mëngjesit sipas Griniç dhe u humb nga radarët në orën 5:16 të mëngjesit.

“Për shkak të kushteve të motit nuk ka mundur të identifikohet qartë, gjë që ka penguar marrjen e vendimit për ta rrëzuar”, njofton komanda operative në platformën Iks. ls/

foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR