Kërkesat për azil në BE u pakësuan për 23% në gjysmën e parë të vitit 2025
- Kërkesat e reja për azil në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër dukshëm janë zvogëluar në gjysmën e parë të këtij viti, me ç'rast Gjermania e humbi vendin e saj të parë për shumë vite si destinacion kryesor për kërkesa, lajmëroi DPA, duke iu referuar numrave zyrtarë të publikuar sot.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:50, 8 shtator, 2025
Bruksel, 8 shtator 2025 (MIA) - Kërkesat e reja për azil në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër dukshëm janë zvogëluar në gjysmën e parë të këtij viti, me ç'rast Gjermania e humbi vendin e saj të parë për shumë vite si destinacion kryesor për kërkesa, lajmëroi DPA, duke iu referuar numrave zyrtarë të publikuar sot.
Agjencia për azil e BE-së, me seli në Maltë, kumtoi se mes janarit dhe qershorit janë parashtruar 399.000 kërkesa të reja për azil, që është[ rënie prej 114.000 apo 23% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Numri i përgjithshëm i përfshin kërkesat e parashtruara në të gjitha vendet-anëtare të BE-së, si dhe në Norvegji dhe Zvicër.
Franca kryeson me 78.000 kërkesa, pas çka pasojnë Spanja me 77.000, Gjermania me 70.000 dhe Italia me 64.000. Kjo është hera e parë që Gjermania të mos jetë në vendin e parë, vërejti DPA.
Agjencia për azil e BE-së rënien ia përshkruan në masë të madhe rënies së regjimit të presidentit sirian Bashar el Asad në dhjetor, që e uli numrin e sirianëve të cilët kërkojnë azil. Në vend të kësaj, venezuelasit u bënë grupi më i madh që aplikuan për azil, me 49.000 raste, pas çka pasojnë afganët (42.000) dhe sirianët (25.000).Çpthuajse të gjithë venezuelasit aplikuan në Spanjë, ku gjuha e përbashkët e lehtëson integrimin.
Aplikacionet u pakësuan në shumicën e vendeve kryesore pranuese, përveç Francës, me ç'rast Gjermania shënoi rënie më të madhe (-43%), pas çka vijojnë Italia (-25%) dhe Spanja (-13%). ab/