• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kërkesa për banesa në Shqipëri është rritur për 42, çmimet për 20 për qind

Kërkesa për banesa në Shqipëri është rritur për 42, çmimet për 20 për qind

Tiranë, 30 gusht 2023 (MIA) - Krahas shtetasve të RMV-së dhe Kosovës që gjatë viteve të fundit po blejnë banesa në bregdetin shqiptar, por edhe në Tiranë, këtë vit është rritur interesimi i qytetarëve nga vendet e tjera, ku më të shumtët janë çekët dhe polakët.

Sipas Gjin Gjokës, pronar i një agjencie për patundshmëri, “nga Velipoja, Durrësi, Vlora deri në Sarandë, turistët që vijnë këtë për të vizituar po blejnë banesa si asnjëherë më parë”.

 

"Krahasuar me vitin 2021, kërkesa për banesa në bregdet është rritur deri në 42 për qind. Kërkesat e të huajve nuk janë vetëm për banesa, por edhe për toka të pandërtuara apo shtëpi të vjetra. Më të shumtët janë polakët dhe çekët, por ka edhe nga vendet e tjera dhe nga Serbia", thotë Gjoka.

Sipas tij, rritja e interesit ka ndikim të fortë në rritjen e çmimit për metër katror.

"Në Durrës, Golem dhe zonat përreth, çmimi për metër katror varion nga një mijë deri në 1.200 euro, në Kavajë në 1.500 euro, ndërsa në Sarandë, Lungomare, Vlorë dhe portin e ri të Durrësit çmimet variojnë nga 1.650 deri në 2.800 euro", thekson ai.

Të huajt nga Polonia preferojnë banesa në bregdetin ranor të Adriatikut, ndërsa gjermanët, kanadezët, australianët dhe amerikanët preferojnë shtëpitë në bregdetin e Jonit.

Qytetarët e RMV-së zakonisht blejnë banesa në Durrës dhe rrethinë, kurse ata nga Kosova në Shëngjin, ku klima është identike me atë të Ulqinit. ls/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR