• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kërcënoi Irani: Përgjigja jonë ndaj sulmeve izraelite do të jetë përfundimtare dhe e dhimbshme

Kërcënoi Irani: Përgjigja jonë ndaj sulmeve izraelite do të jetë përfundimtare dhe e dhimbshme

Teheran, 30 tetor 2024 (MIA) - Sulmet e kohëmëparshme të Izraelit ndaj Iranit do të priten me reagim "përfundimtar dhe të dhimbshëm", i cili me siguri do të kryhet para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, deklaroi sot një burim i lartë për Si-En-En-in.

Deklarata paraqet tërheqje nga tentimet fillestare të Iranit për ta ulur seriozitetin e sulmeve izraelite të kryera më 25 tetor, transmetojnë agjencitë botërore.

"Përgjigja e Republikës islamiste të Iranit ndaj agresionit të regjimit zionist do të jetë përfundimtare dhe e dhimbshme", deklaroi një burim i njoftuar me vendimet e Iranit.

Edhe pse burimi nuk saktësoi datë të sulmit, ai tha se "me siguri do të kryhet para ditës së zgjehdjeve presidenciale në SHBA".

 Në reagimin e vet të parë naj sulmeve, lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei sdha përgjigje më të përmbajtur, duke thënë se sulmet "nuk duhet të zmadhohen as të minimizohen", transmetoi Si-En-En. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR