• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kërcënim për bombë në Pallatin e Versajës

Kërcënim për bombë në Pallatin e Versajës

Paris, 20 dhjetor 2023 (MIA)- Pallati i Versajës, një nga monumentet më të vizituara në Francë është mbyllur sot për vizitorët për dy orë për shkak të kërcënimit për bombë.

Ndërtesa u evakuua rreth orës 10:20, kurse është hapur rreth orës 13, njofton administrata e pallatit pas një kontrolli policor.

Policia ka kryer hetim edhe në sheshin më të madh para Pallatit të Versajës për "pako dyshuese të mundshme".

Rreth dy mijë njerëz janë evakuuar për shkaqe sigurie. ss/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR