• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jurova: Rusia po lufton me armë në Ukrainë, ndërsa me fjalë me pjesën tjetër të botës

Jurova: Rusia po lufton me armë në Ukrainë, ndërsa me fjalë me pjesën tjetër të botës

Bruksel, 26 shtator 2023 (MIA) - Rusia po lufton me armë me Ukrainën, ndërsa me fjalë - me pjesën tjetër të botës, deklaroi nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova.

Ajo tha se platformat onlajn po luftojnë kundër përhapjes së dezinformatave, mirëpo përpjekjet e tyre për momentin nuk mjaftojnë.

Sipas saj, platforma Iks (ish Tuiteri) kryeson me dezinformatat më të përhapura pas tërheqjes nga rregullorja e KE-së për sjelljen e kompanive më të mëdha të internetit.

"Platformat duhet të kenë parasysh se po zhvillohet një luftë kundër nesh në hapësirën informative", tha Jurova. Ajo shtoi se Majkrosofti, Meta, Gugëll, Linkendin dhe TikToku të cilët janë mes 44 kompanive që nënshkruan rregullat, dorëzuan raporte të reja për të kundërshtuar dezinformatat e gjashtë muajve të fundit.

"Për herë të parë disponojmë me një gamë kaq të gjerë të të dhënave në dokumente, i vlerësoj përpjekjet e tyre", potencoi Jurova.

"Lufta kundër dezinformatave në internet kërkon qasje të gjerë e cila do të përfshijë të gjithë shoqërinë. Dezinformatat ekzistojnë edhe oflajn, mirëpo me rritjen e përdorimit në internet, kriminelët kanë gjetur mënyrë të re për të minuar demokracinë evropiane. Ju bëjë thirrje platformave që të kenë parasysh luftën e Rusisë kundrejt Ukrainës dhe zgjedhjet për eurodeputetë vitin e ardhshëm", tha ajo.

Sipas saj, "Rusia po bënë një luftë të ideve në hapësirën tonë informative me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra për të krijuar një përshtypje të rreme se demokracia nuk është më e mirë se autokracia.

"Sot ajo është një armë e manipulimit masiv drejtuar edhe ndaj rusëve dhe evropianëve, si dhe pjesën tjetër të botës. Platformat e mëdha duhet të kenë në konsideratë këto kërcënime, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të PE-së gjatë vitit të ardhshëm", thekson nënkryetarja e KE-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR