• e enjte, 26 dhjetor 2024

Junta ushtarake në Mianmar amniston 2.153 të burgosur

Junta ushtarake në Mianmar amniston 2.153 të burgosur

Jangon, 3 maj 2023 (MIA) – Autoritetet ushtarake në Mianmar sot shpallën vendimin për amnisti për 2.153 të burgosur të dënuar për mospajtime me regjimin. Vendimi për amnisti është marrë me rastin e një festivali budist.

"Ushtria liroi "2.153 të burgosur që vuanin dënimin sipas nenit 505(a)", theksohet në kumtesën e autoriteteve ushtarake.

Ky është një nen nga ligji që shpesh përdoret kundër gazetarëve apo aktivistëve në Mianmar.

Ligji i diskutueshëm, të cilit i referoheshin autoritetet ushtarake pas grushtit të shtetit të shkurtit 2021, parashikon një dënim me burg deri në tre vjet.  ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR