• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Junta ushtarake e Nigerit do të gjykojë presidentin e rrëzuar Bazum për tradhti

Junta ushtarake e Nigerit do të gjykojë presidentin e rrëzuar Bazum për tradhti

Niamej, 14 gusht 2023 (MIA) - Junta ushtarake e Nigerit njoftoi se do të gjykojë presidentin e rrëzuar Mohamed Bazum për "tradhti" dhe minim të sigurisë kombëtare, vetëm pak orë pasi njoftuan se janë të hapur për bisedime me përfaqësuesit e Organizatës Ekonomike të vendeve të Afrikës Perëndimore - EKOVAS.

 Zëdhënësi i juntës ushtarake, Amadu Abdramane, mbrëmë në televizionin shtetëror deklaroi se ushtria "mblodhi provat e nevojshme për të përndjekur presidentin e rrëzuar, si dhe bashkëpunëtorët e tij vendas dhe të huaj për tradhti të lartë dhe për cenim të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Nigerit”.

 Bazumi, i cili ishte zgjedhur në mënyrë demokratike presidenti i Nigerit, u rrëzua në një grusht shteti më 26 korrik dhe që atëherë ka qenë në arrest shtëpiak në rezidencën e tij në Niamej.

 Ditët e fundit ka qenë vazhdimisht rritej presioni ndërkombëtar ndaj juntës për lirimin dhe rikthimin e Bazumit në pushtet. Menjëherë pas grushtit të shtetit, EKOVAS i dha ushtrisë shtatë ditë për të rivendosur Bazumin dhe kërcënoi se do të përdorte forcën ushtarake, por ai afat kaloi pa veprime nga asnjëra palë.

Javën e kaluar, EKOVAS urdhëroi vendosjen e forcave rezervë, por është ende e paqartë se kur ose nëse ato trupa do të hyjnë në vend.

Nigeri është vendi i katërt në organizatën EKOVAS prej 15 anëtarësh i cili në tre vitet e fundit ka përjetuar grusht shtet.

Nigeri është vend i rëndësishëm në Sahel, një rajon në jug të shkretëtirës së Saharasë, me të cilin vendet perëndimore bashkëpunojnë në luftën kundër dhunës xhihadiste të lidhur me Al-Kaedën dhe grupin terrorist Shteti Islamik, të cilat kanë vrarë mijëra njerëz. qa/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR