Junta e Mjanmarit sulmon një spital, humbin jetën të paktën 30 persona
- Të paktën 30 persona humbën jetën, përfshirë pacientë, pasi junta e Mjanmarit mbrëmë kreu një sulm ajror mbi një spital në shtetin perëndimor Rakhajn, kumtuan grupet rebele dhe dëshmitarë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:48, 11 dhjetor, 2025
Najpido, 11 dhjetor 2025 (MIA) – Të paktën 30 persona humbën jetën, përfshirë pacientë, pasi junta e Mjanmarit mbrëmë kreu një sulm ajror mbi një spital në shtetin perëndimor Rakhajn, kumtuan grupet rebele dhe dëshmitarë.
Gjatë sulmit u plagosën 70 persona.
"Spitali në distriktin administrativ Mrauk U në Takhajn mbrëmë është goditur nga bombat e hedhura nga një aeroplan ushtarak. Spitali është shkatërruar tërësisht", deklaroi zëdhënësi i grupit rebel të armatës së ashtuquajtur Arakan, Kajn Tu Ka.
Zëdhënësi i juntës ende nuk ka komentuar incidentin në fjalë.
Foto: arkivi i MIA-s