• e shtunë, 23 nëntor 2024

Juni: Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në vijën e frontit në Ukrainë mund të ndodhë më shpejt se sa pritet

Juni: Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në vijën e frontit në Ukrainë mund të ndodhë më shpejt se sa pritet

 Seul, 28 tetor 2024 (MIA)  - Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol, sot deklaroi se vendosja aktuale e trupave të Koresë së Veriut në vijën e frontit në Ukrainë mund të ndodhë më shpejt se sa pritet, transmeton Jonhap.

 Juni këtë e deklaroi gjatë një bisede telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajenin.

 Qëllimi i bisedës ishte shkëmbimi i informacioneve rreth ushtrisë së Koresë së Veriut në Rusi, raportoi Jonhap, duke cituar zyrën e Junit.

 Biseda ishte me kërkesën e Fon der Lajenit.

 Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR