• e enjte, 26 dhjetor 2024

Julia Navalni: Besoj se regjimi i Putinit do të bjerë

Julia Navalni: Besoj se regjimi i Putinit do të bjerë

 Moskë, 13 nëntor 2024 (MIA) - Liderja e opozitës ruse, Julia Navalni, e cila organizoi demonstrata kundër luftës në Berlin të dielën, sot pranoi se "nuk ka plan për t'i dhënë fund regjimit të Vladimir Putinit, por shpreson në kolapsin e tij". 

Navalni, (48) e cila mori drejtimin e lëvizjes së burrit të saj Aleksej Navalni, pranoi se "askush në opozitë nuk ka një plan" për t'i dhënë fund pushtimit të Ukrainës dhe sundimit të Presidentit Vladimir Putinit.

"Nëse dikush do të kishte plan, ne sigurisht që do ta kishim pranuar dhe zbatuar shumë kohë më parë", tha ajo në një intervistë për stacionin televiziv opozitar rus "Dozhd". 

 "Gjithçka po ndryshon shpejt dhe askush nuk e di se me çfarë do të duhet të përshtatemi apo me çfarë do të merremi nesër", duke theksuar se opozita duhet të fokusohet në aktivitetet e përditshme të kundërshtimit të Putinit.

 Ajo konfirmoi se "do të ketë një plan, por do të duhet shumë kohë". "Ne me siguri do të fitojmë, nuk mund të lejojmë që një vrasës dhe një kriminel lufte të sundojë vendin", shtoi Navalni.

 Tre opozitarë rusë që jetojnë në ekzil, përfshirë edhe Navalnin, organizuan të dielën në Berlin demonstratat e para të mëdha kundër luftës dhe kundër Putinit jashtë vendit.

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi, sot deklaroi se opozitarët rusë janë "në masl të madhe dhe të shkëputur përgjithmonë nga vendi i tyre". "Mendimi i tyre nuk është aspak i rëndësishëm", theksoi ai.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR