• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Julia Navalna: Putinit duhet t'i vijë fundi

Julia Navalna: Putinit duhet t'i vijë fundi

Moskë, 7 maj 2024 (MIA) - Julia Navallna, e veja e politikanit të ndjerë opozitar Aleksej Navallni, me rastin e inaugurimit të Vlladimir Putinit për president të Rusisë, sot deklaroi se regjimi i tij bazohet në gënjeshtra dhe korrupsion dhe se duhet t'i vijë fundi, deklaroi Beta.

"Për mua personalisht, gjashtë vitet e fundit të sundimit të Putinit ishin vitet në të cilat bashkëshorti im, Aleksej Navallni, patriot i vërtetë rus, ishte përndjekur, helmuar me armë kimike, gjykuar. torturuar në burgje për tre vite, e më pas u vra", tha Navallna dhe me atë rast për tërë këto e akuzoi presidentin rus.

Në video porosinë e publikuar në JuTjub ajo tha se me çdo mandat të ri të Putinit e tërë situata në vend përkeqësohet dhe shtoi se është e tmerrshme të mendohet se çka tjetër do të ndodhë nëse ai mbetet në pushtet.

"Çdo ditë na vidhen shuma të mëdha parash për t'u bombarduar qytetet e qeta", i porositi Julia qytetarët e Rusisë dhe theksoi se Putin nuk frikësohet t'i zbulojë shifrat e vërteta për viktimat e "luftës së pakuptimtë të përgjakshme që askush nuk e dëshiron, por vetëm ai".

Ajo shtoi se Rusia me Putinin "nuk do të ketë as paqe, as zgjvillim, as liri", ndërsa ai nuk e ka përmbushur premtimin e dhënë gjatë fjalimit të fundit inaugurues kur tha se dëshiron një Rusi të qetë, të sigurt për qytetarët e saj.

"Para dy muajve Rusia përjetoi tragjedi masive, një prej sulmeve më të mëdha dhe më të tmerrshme terroriste në historinë më të re. Forcat ruse të sigurisë nuk arritën ta parandalojnë dhe lejuan vdekjen e dhjetëra bashkëqytetarëve tanë. Ndërkaq, megjithatë, çdo ditë në mënyrë tëq etë arrestohen individë për gazetari, qëndrime, e madje edhe publikim në rrjetet sociale", tha Navallna.

Ajo shtoi se duhet të sigurohet që askush në botë të mos ketë besim tek Putini, as tek Rusia, as jashtë kufijve të saj.

"Vendin tonë për momentin po e udhëheqë një gënjeshtar, një hajn dhe vrasës, por kësaj duhet t'i vijë fundi. Mos heqni dorë, e vërteta do të fitojë", konkludoi Julia Navallna në video porosinë në JuTjub me rastin e inaugurimit të ri të pestë të Putinit si president i Rusisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR