• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jovanovska: E Majta parashtroi propozim-ndryshime të dy ligjeve për përmirësim të të drejtave të personave me pengesa

Jovanovska: E Majta parashtroi propozim-ndryshime të dy ligjeve për përmirësim të të drejtave të personave me pengesa

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Katerina Jovanovska, këshilltare në Qytetin e Shkupit dhe koordinuese e sektorit social i Së Majtës, në konferencën e sotme për shtyp informoi se dy deputetët nga partia e saj në Kuvnd kanë parashtruar ndryshime në propozimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje sociale dhe Propozim të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, për, siç tha, përmirësim të të drejtave të personave me pengesa.

Me këto ndryshime, sipas Jovanovskës, E Majta propozon rritje të shtesës në të holla për personat me pengesa dhe shtesës së veçantë për fëmikët m pengesa për 78 për qind. Gjithashtu, propozojnë rritje të shërbimeve për asistencë personale prej 80 në 160 orë në muaj.

Jovanovska informoi se këshilltarët e së majtës në Qytetin e Shkupit parashtruan nismë për kërkesë të qendrës ditore për personat me pengesa në territorin e Qytetit të Shkupit.

"U bëjmë thirrje deputetëve dhe këshilltarëve të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, si dhe deputetëve dhe këshilltarëve të tjerë nga grupet e tjera të këshilltarëve dhe grupeve të deputetëve të përfaqësuar në parlament dhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit t'i mbështesin ndryshimet ligjore, të votojnë për to dhe me atë të dëshmojnë se mbështetja e tyre për personat me pengesa nuk është vetëm deklarative", theksoi Jovanovska. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR