• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jovan Mitreski zgjedhet kryetar i Kuvendit (PLT)

Jovan Mitreski zgjedhet kryetar i Kuvendit (PLT)

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Kuvendi sot me 64 vota "pro" dhe 40 "kundër" e ka zgjedhur Jovan Mitreskin për kryetar të Kuvendit.

Mitreski, i cili ka qenë deri më tani koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së, do të jetë kryetari i Kuvendoit deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit pas zgjedhjeve të 8 majit dhe pasi që paraardhësi i tij Talat Xhaferi është propozuar për mandatar të qeverisë teknike, e cila duhet të zgjedhet të dielën më 28 janar.

"Si çdo deputet, edhe për mua është një nder i madh të zgjidhem kryetar, por mbi të gjitha përgjegjësia është edhe më e madhe. Në këtë drejtim, ju siguroj se me intensitet më të madh do të vazhdoj të punoj në interes të funksionalitetit dhe efikasitetit të Kuvendit, natyrisht në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Punës, rregulloren ligjore, por mbi të gjitha në interes të qytetarëve dhe  shtetit", tha Mitreski.

Ai shprehu besimin se së bashku do të vazhdojmë të forcojmë demokracinë sepse për demokracitë e reja si kjo e jona është e rëndësishme ta bëjmë atë çdo ditë.

"Mbetem i hapur për bashkëpunim me të gjitha grupet parlamentare, përderisa shoh, mendoj dhe ndjej se ajo që po bëhet në anën e kundërt është në interes të qytetarëve dhe shtetit, sepse interesi i qytetarëve dhe i shtetit është interes i lartë për të gjithë ne", tha Mitreski.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë deputetët me votën e tyre, si dhe kryetarit të mëparshëm Talat Xhaferi dhe sekretares së përgjithshme Cvetanka Ivanovska dhe zëvendësve të tij për menaxhimin e suksesshëm, si dhe të punësuarve në Kuvend.

Kryeparlamentari i ri dha betimin solemn, pas së cilës, siç ishte paralajmëruar, do të ketë pranim-dorëzim të funksionit dhe deklarata të shkurtra nga Xhaferi dhe Mitreski.

Në debatin për propozimin folën koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Dimitar Apasiev nga E Majta. Deputetët nga Lidhja Evropiane për Ndryshime nuk morën pjesë në seancën zgjedhore për shkak të bojkotit.

Fakti që pas Mitreskit qëndruan deputetë nga numri më i madh i partive parlamentare në Kuvend, sipas Martin Kostovski nga LSDM-ja, flet jo vetëm për potencialin koheziv të Mitreskit, por edhe për besimin që deputetët kanë tek ai dhe përvojën e tij për të marrë funksionin pa asnje problem.

"Si koordinator i LSDM-së dhe koalicionit, por i udhëhequr nga parimet e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, duke punuar me përgjegjësi të plotë dhe të përkushtuar ndaj interesave të tyre, bëri gjithçka për avancimin e dialogut në Kuvend", theksoi Kostovski.

Ai përmendi një sërë zgjidhjesh dhe vendimesh ligjore që kanë kaluar në Kuvend, të cilat i kanë mundësuar vendit të ecë përpara, duke përfshirë edhe ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, me të cilin u bëmë zyrtarisht anëtari i 30-të i NATO-s.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, shprehu besimin se me zgjedhjen e Jovan Mitreskit për kryetar të Kuvendit do të vazhdojë të punojë në përputhje me parimet dhe standardet evropiane, rregullat dhe procedurat e parapara me Kushtetutë, në Rregulloren e Punës dhe rregulloret ligjore, por edhe në interes të qytetarëve të RMV-së.

"Mendoj se propozimi që koordinatori aktual i grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit, Mitreski, të zgjidhet kryetar i Kuvendit, është zgjedhja më e mirë që kemi mundur ta bëjmë, nëse duam të vazhdojmë në rrugën që ne të gjithë kemi ndjekur për gati shtatë vitet e fundit. Besoni se si koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, unë e shikoj me respekt të veçantë z. Xhaferin duke mësuar nga përvoja dhe zgjuarsia, njohuria, durimi dhe përgjegjësia e tij dhe pikërisht për këtë arsye përgjegjësia ime si deputet, koordinator dhe si njeri besimin më të madh për kryetar të ri e jap për atë që i posedon vlerat që janë të domosdoshme të sigurohet rend dhe zhvillim demokratik i Kuvendit", tha Ademi.

Kuvendi i RMV-së, theksoi ai, është vendi ku të gjithë ne si përfaqësues të qytetarëve duhet të mbrojmë interesat e tyre, të avokojmë për përmirësimin e standardit të tyre jetësor, për shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, për të siguruar një të ardhme evropiane për qytetarët tanë dhe për fëmijët tanë. Një vend ku duhet të ketë garë idesh, argumentuese dhe fitues duhet të jetë interesi i qytetarëve.

VMRO-DPMNE nuk e votoi Jovan Mitreski nga LSDM për kryetar të Kuvendit deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Koordinatori i partisë opozitare, Nikolla Micevski, tha se Mitreski nuk mund ta rregullojë atë që ndodhi në gjashtë vitet e fundit në legjislativ, sepse ai, siç tha, në mënyrë direkte apo indirekte ka qenë pjesëmarrës në proceset dhe ngjarjet në të cilat në vend të interesave të qytetarëve, në radhë të parë ishin interesat personale dhe tregjet partiake.

"Në këtë mandat pamë gjithçka, por jo edhe Kuvend evropian... Më së shumti skandale dhe precedentë në ditë mesatarisht. Rregullorja e Kuvendit u shkel dhe nuk u respektua si asnjëherë më parë dhe thuajse nuk kishte asnjë vlerë e peshë, me zbatimin selektiv të saj... Shkelje e kodit të etikës së deputetëve, në mes të Kuvendit u shkel edhe Kushtetuta. ... Ju rrënuat dhe shkelët pothuajse çdo gjë që mund të nëpërkëmbet, kjo shumicë tregoi mospërputhje të madhe në qëndrime dhe akrobaci politike, të gjitha me qëllim të mbajtjes së pushtetit të zhveshur me çdo kusht dhe vënies së interesave personale para interesave të popullit", tha Micevski.

Si asnjëherë më parë, tha koordinatori i VMRO-DPMNE-së, puna e Kuvendit nuk është kritikuar aq shumë nga Komisioni Evropian, nga institucionet e tjera ndërkombëtare dhe joqeveritare dhe nga opinioni. sa/

FOTO: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR