• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jordania: Standarde të rrezikshme të dyfishta nëse nuk miratohet rezoluta e Këshillit të Sigurisë së KB-së për Gazën

Jordania: Standarde të rrezikshme të dyfishta nëse nuk miratohet rezoluta e Këshillit të Sigurisë së KB-së për Gazën

Aman, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri jordanez i Punëve të Jashtme, Ajman Safadi paralajmëroi se dështimi  eventual në Këshillin e Sigurisë të KB-së që të miratojë rezolutë për Gazën do të nënkuptojë zbatim të "standardeve të rrezikshme të dyfishta".

Safadi tha se draft-rezoluta, për të cilën Këshilli i Sigurisë së KB-së duhet të votojë më vonë gjatë ditës, është përqendruar në përshpejtimin e dërgesës së ndihmës për të cilën Amani thotë se Izraeli pengon që të dorëzohet. 

Me kërkesë të SHBA-së, dje ishte shtyrë votimi në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për propozimin për rezolutën me të cilën kërkohet rritje e ndihmës për Rripin e Gazës dhe kërkesë që KB-ja ta ndërmarrë ndjekjen e dërgesave humanitare në enklavën palestineze. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR