• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jordania nga ajri lëshoi ndihmë urgjente mjekësore në Gazë

Jordania nga ajri lëshoi ndihmë urgjente mjekësore në Gazë

Gazë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Mbreti i Jordanisë, Abdullah sot në "X" kumtoi se forcat ajrore kanë lëshuar ndihmë urgjente mjekësore në spitalin jordanez të terrenit në Gazë, në mesnatë, transmetuan mediumet britanike.

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Autoriteteit palestinez, me seli në Bregun perëndimor, paralajmëroi mbrëmë në deklaratë të shkurtë se gjendja shëndetësore në Rripin e Gazës është "katastrofale", kumtuan mediumet palestineze.

Ministri bindshëm deklaroi se pohimet izraelite për spitalet në Gazë kanë për qëllim vetëm të sigurojnë arsyetime për moshkaktimin e goditjeve ndaj tyre.

Nevojiten spitale të terrenit në mënyrë që të ndihmojnë në përballjen me numrin e madh të të lënduarve në Rripin e Gazës. Komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat humanitare duhet të interesohen në mënyrë që të hapet vendkalimi kufitar Rafah dhe të lejohet dërgimi i ndihmës mjekësore dhe derivateve drejt spitaleve në Rripin e Gazës. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR