• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jordania: Izraeli po e tërheq rajonin në oqeanin e vdekjes, mendon se askujt nuk duhet t'i përgjigjet

Jordania: Izraeli po e tërheq rajonin në oqeanin e vdekjes, mendon se askujt nuk duhet t'i përgjigjet

 Aman, 10 dhjetor 2023 (MIA)  -  Shefi i diplomacisë jordaneze, Ajman Safadi ka akuzuar Izraelin se po zbaton politikë sistematike të largimit të palestinezëve nga Gaza, përmes një lufte ku humbën jetën mijëra civilë.

Ministri i Punëve të Jashtme i vendit që kufizohet me Bregun Perëndimor, i cili pranoi një valë të madhe refugjatësh palestinezë pas formimit të shtetit hebre në vitin 1948, e akuzoi Izraelin se "krijon aq shumë urrejtje" sa do të "përndjekte rajonin" dhe "do të formësojë gjeneratat e ardhshme".

 Izraeli po e tërheq të gjithë rajonin "më thellë në oqeanin e vdekjes", vlerësoi ministri jordanez, duke vlerësuar se "Izraeli mendon se mund ta bëjë dhe nuk duhet t'i përgjigjet askujt".

 Kryeministri palestinez Mohamed Shtaje u ka bërë thirrje vendeve që të vendosin sanksione kundër Izraelit nëse vazhdon të shkelë të drejtën dhe rezolutat ndërkombëtare dhe humanitare.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR