• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jordan: Samiti u anulua për shkak se "lufta nuk mund të ndërpritet“

Jordan: Samiti u anulua për shkak se

Aman, 18 tetor 2023 (MIA) - Jordani e ka anuluar samitin e planifikuar me presidentin amerikan, palestinez dhe egjiptian, Xho Bajden, Mahmud Abas dhe Abdel Fatah el-Sisi dhe mbretin jordanez Abdullai i Dytë sepse kjo "tani për tani nuk mund ta ndalojë luftën", duke e akuzuar Izraelin për kryerje të "masakrave".

"Pas konsultimeve me vëllezërit tanë palestinezë dhe egjiptianë dhe pas diskutimit me SHBA-në, kemi vendosur të mos e mbështesim këtë samitë. Qëllimi ynë është që nga ky sami, nëse mbahet të prodhohet një zgjidhje, e ajo është që të ndalojë lufta, të respektohet humanizmi ndaj palestinezëve dhe të dërgohet ndihma që e meritojnë", deklaroi ministr jordanez i Punëve të Jashtme, Ajman Al Safadi.

Ai gjithashtu, si shkak për mosmbajtjen e samitit, e theksoi shpërthimin në spital në qytetin Gaza, në të cilin kanë humbur jetën qindra njerëz.

Hamas i cili sundon me Rripin, akuzoi për sulmin ajror izrael, ndërsa ushtria izraelite thotë se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e hedhur nga grupi palestinez Xhihadi Islamik. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR