• e premte, 27 dhjetor 2024

Johanson: Që nga fillimi i vitit në BE ilegalisht kanë hyrë 300.000 emigrantë

Johanson: Që nga fillimi i vitit në BE ilegalisht kanë hyrë 300.000 emigrantë

 Bruksel, 28 nëntor 2023 (MIA)  -  Nga fillimi i vitit në BE ilegalisht kanë hyrë 300.000 emigrantë, tha sot komisarja evropiane për Punë të Brendshme Ilva Johanson, duke shtuar se në 90 për qind të rasteve të migrimit ilegal emigrantëve u kanë ndihmuar kontrabandistët.

 Çdo vit kontrabandistët në mbarë botën fitojnë rreth gjashtë miliardë euro, theksoi komisarja evropiane Johanson dhe shtoi se vetëm vitin e kaluar janë identifikuar rreth 15.000 persona që merren me kontrabandë të emigrantëve.

 Sipas saj, nevojitet rritja e bashkëpunimit policor dhe rritja e dënimeve.

 Komisarja evropiane saktësoi se vetëm vitin e kaluar në Detin Mesdhe janë mbytur rreth 2.600 emigrantë në tentim që të arrijnë në Evropë.

 Në kumtesën e KE-së saktësohet se propozimet e Komisionit për masa shtesë kundër migrimit të paligjshëm do të shqyrtohen me Këshillin e BE-së dhe Parlamentitn Evropian.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR