• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jermak: Ukraina pret vendime të drejta në samitin e NATO-s në korrik

Jermak: Ukraina pret vendime të drejta në samitin e NATO-s në korrik

Kiev, 8 mars 2024 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak shpreson se në samitin e NATO-s në Uashington në korrik të vitit 2024 do të marren vendime të drejta, njoftuan mediat ukrainase, duke cituar një publikim në ueb faqen e kreut të shtetit ukrainas.

Jermaku u takua me delegacionin nga Instituti Amerikan Hadson, i kryesuar nga kryetari dhe presidenti ekzekutiv Xhon Uolters, dhe e falënderoi për vizitën, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

"Është e rëndësishme të shihni me sytë tuaj se ukrainasit mbeten të fortë dhe vazhdojnë të luftojnë për lirinë e tyre", tha Jermak.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën.

 Jermaku gjithashtu, vuri në dukje se Ukraina shpreson për vendime të drejta në samitin e NATO-s në Uashington në korrik të vitit 2024. Ai kujtoi krijimin e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë dhe Integrimin euroatlantik të Ukrainës, i cili në veçanti zhvillon propozime për integrimin e Ukrainës në Aleancë.

Pjesëmarrësit e takimit ranë dakord të mbajnë një shkëmbim të rregullt mendimesh dhe hapa të koordinuar për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ermaku dhe ish kryeministrja finlandeze Sana Marin, e cila është pjesë e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë dhe Integrimin euroatlantik të Ukrainës, biseduan për situatën në front dhe perspektivat për pranimin e Ukrainës në BE dhe NATO. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR