• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jermak: Ukraina nuk është ende gati për negociata me Rusinë për t'i dhënë fund luftës

Jermak: Ukraina nuk është ende gati për negociata me Rusinë për t'i dhënë fund luftës

 Kiev, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Ukraina nuk është ende gati për negociata me Rusinë për t'i dhënë fund luftës, për shkak të mungesës së armëve dhe garancive të qarta se presidenti rus Vladimir Putini nuk do të sulmojë sërish për "dy deri në tre vjet", deklaroi shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak.

"Prandaj sot po bisedojmë me partnerët tanë pse është kaq e rëndësishme të forcohet Ukraina. Në përgjithësi, duhet të thyejmë narrativën ruse se Ukraina dëshiron luftë", theksoi Jermak në një intervistë me Suspilne.

 Ai deklaroi se Ukraina nuk dëshiron një konflikt dhe "në asnjë mënyrë nuk e provokon Rusinë".

 "Rusia nuk ka ardhur këtu për të mbrojtur askënd, sepse nuk është në gjendje të mbrojë as territorin e saj", tha Jermaku.

Sipas tij, është e rëndësishme që presidenti rus të vazhdojë agresionin kundër Ukrainës.

 "Do të thotël, që të fillohen negociatat, Ukraina duhet të jetë e fortë dhe atëherë do të jetë në gjendje të bisedojë me Federatën Ruse në kushte të barabarta. Sepse gjithçka që vjen aktualisht nga Kremlini është gjuha e ultimatumeve", tha Jermaku.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR