• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jermak: Shkatërrimi i kompleksit ushtarak - industrial rus është në mesin e faktorë kyç për fundin e luftës

Jermak: Shkatërrimi i kompleksit ushtarak - industrial rus është në mesin e faktorë kyç për fundin e luftës

Kiev, 3 shtator 2023 (MIA) - Një nga faktorët kyç për përfundimin e luftës dhe për ruajtjen e rendit botëror është shkatërrimi i kompleksit ushtarak - industrial, shkroi në Telegram, Andrij Jerman, shef i zyrës së presidentit ukrainas, Volodomir Zelenski. 

"Terroristët rus vazhdojnë ta sulmojnë infrastrukturën bregdetare me shpresën se do të arrijnë të shkaktojnë krizë me ushqim dhe uri në mbarë botën. Detyra kryesore për ne dhe partnerët tanë sot është që t'i elimonojmë mundësitë e kompleksit ushtarak - industrial rus që të prodhojë armë për sulme të mëtutjeshme kundër Ukrainës. Gjithashtu përgjegjësi më të ashpër për ata që e ndihmojnë armikun që t'i anashkalojë sanksionet", shkroi Jermak. 

Ai theksoi se industria ruse e mbrojtjes nuk është në gjendje të funskionojë pa komponente të huaja të armës, ndërsa pas shkatërrimit të industrisë së mbrojtjes, humbja e ushtarëve rusë do të jetë e plotë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR