• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jermak: Samiti i dytë paqësor për Ukrainën me siguri do të mbahet në Lindjen e Mesme

Jermak: Samiti i dytë paqësor për Ukrainën me siguri do të mbahet në Lindjen e Mesme

Kiev, 2 gusht 2024 (MIA) - Samiti i dytë paqësor global për Ukrainën do të mbahet në vendin e jugut global, ndoshta në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të treguar "unitet botëror" në kushte të pushtimit aktual rus të Ukrainës, deklaroi shefi i Kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak.

Aktualisht nuk dihet lokacioni i saktë i samitit dhe korniza kohore, por burime në Qeverinë ukrainase pohojnë se vendi planifikon të konvokojë një samit të dytë paqësor para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në nëntor të vitit 2024, shkruan "Kiev Indipendent".

Edhe krahas asaj që Moska nuk ishte ftuar në samitin e parë paqësor global në qershor, presidenti Vollodimir Zelenski paraprakisht tha se Rusia duhet të jetë e pranishme në samitin e dytë paqësor në nëntor për t'i dhënë fund luftës.

"Nëse gjithë bota i dëshiron në tryezën (negociuese) atëherë nuk mund të jemi kundër", tha Zelenski.

Në një intervistë për Blumberg, Jermak u pajtua me deklaratën e presidentit, duke  theksuar se prioritetet i samitit të dytë është krijimi i "parakushteve për ndërprerjen e armiqësive".

"Duhet t'i japim fund kësaj lufte sa më shpejtë për të arritur paqe", tha ai.

Rusia paraprakisht kumtoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e dytë të paqes. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR