• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jermak: Kievi nuk është i gatshëm për negociata me Rusinë

Jermak: Kievi nuk është i gatshëm për negociata me Rusinë

Kiev, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, Andrij Jermak në një intervistë të transmetuar mbrëmë vonë tha se Kievi nuk është ende i gatshëm të fillojë negociatat me Rusinë, sepse i mungojnë armë, garancitë e sigurisë dhe statusi ndërkombëtar që e kërkon.

Jermak këtë deklaratë e bëri për televizionin publik “Suspilne” në kohën kur Zelenski po shqyrton publikisht mundësinë e një zgjidhje negociuese të luftës me Rusinë, të shkaktuar nga pushtimi i Moskës në vendin fqinj në shkurt 2022.

"Nuk kemi armë, nuk e kemi statusin për të cilin flasim. Dhe kjo do të thotë ftesë në NATO dhe garanci të qarta ... në mënyrë që të jemi të sigurt se Putini nuk do të kthehet pas dy ose tre vjetësh", ka thënë Jermak i cili u përgjigj negativisht kur u pyet nëse Ukraina është gati për momentin për të filluar negociatat.

Javën e kaluar në Paris, Zelenski diskutoi "ngrirjen" e linjave me presidentin francez Emanuel Makron dhe presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp dhe ndër të tjera, ai propozoi vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë derisa vendi nuk i bashkëngjitet NATO-s.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR