• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jermak: Bisedimet në Xheda i dhanë goditje të madhe Rusisë

Jermak: Bisedimet në Xheda i dhanë goditje të madhe Rusisë

Kiev, 7 gusht 2023 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak sot deklaroi se bisedimet për zgjidhje paqësore për Ukrainën të mbajtura fundjavën e kaluar në Arabinë Saudite i dhanë një “goditje të madhe” Rusisë.

Jermak në një brifing në Kiev tha se të gjitha vendet të pranishëm në negociatat në Xheda, mbështesin plotësisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Megjithatë, ai pranoi se pjesëmarrësit nuk arritën marrëveshje për disa pika nga formula paqësore ukrainase, duke mos dashur të precizojë se për cilat pika bëhet fjalë.

Sipas fjalëve të tij, për ato pika ende është duke u diskutuar dhe pjesëmarrësit janë angazhuar në përgatitjen e një dokumenti kornizë që mund të miratohet në samitin e ardhshëm paqësorë.

Jermak ka thënë se pjesëmarrësit ranë dakord që në afat prej gjashtë javësh të mbahet një takim i ri i delegacioneve politike. Më shumë se 40 vende, përfshirë Kinën, Indinë, SHBA-në dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, jo edhe Rusinë, morën pjesë në takimin në Xheda e cila u interpretua si një përpjekje e Kievit për të ndërtuar një koalicion më të gjerë që do të mbështesë vizionin paqësor të Kievit zyrtar.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka promovuar një grup prej 10 parimesh që i konsideron si bazë për paqen dhe përfundimin e luftës duke përfshirë tërheqjen e të gjitha trupave ruse dhe kthimin e gjithë territorit ukrainas nën kontrollin e Kievit zyrtar.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR