• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jerlikaja: Për gjashtë muaj në Turqi janë vrarë gjithsej 166 gra

Jerlikaja: Për gjashtë muaj në Turqi janë vrarë gjithsej 166 gra

Ankara, 12 korrik 2024 (MIA) - Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë vrarë në Turqi gjithsej 166 gra, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

“Fatkeqësisht, në vitin 2023 janë vrarë 308 gra në vend. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, 166 gra pësuan një fat të ngjashëm tragjik", tha Jerlikaja në komisionin parlamentar për barazi gjinore.

“Ne kurrë nuk e kemi pranuar dhe nuk do ta pranojmë dhunën në asnjë formë, veçanërisht ndaj grave. Besojmë se edhe një rast është krejtësisht i papranueshëm. I mbështesim të gjitha përpjekjet dhe iniciativat që synojnë zgjidhjen e këtij problemi serioz”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Jerlikaja theksoi gjithashtu se janë zbatuar shumë masat e reja në luftën kundër dhunës në familje, duke përfshirë mbajtjen e byzylykëve elektronikë.

Ai paralajmëroi se numri i njësive të policisë dhe xhandarmërisë që merren me dhunën ndaj grave është rritur në 1.287. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR