• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jerlikaja: Në Kajzeri janë arrestuar 67 persona pas trazirave të dhunshme

Jerlikaja: Në Kajzeri janë arrestuar 67 persona pas trazirave të dhunshme

Ankara, 2 korrik 2024 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja deklaroi se 67 persona janë arrestuar pas trazirave të cilat shpërthyen në qytetin Kajzeri, pasi që një sirian kishte maltretuar një vajzë pesëvjeçare, e cila njëherit ishte edhe e afërme e tij.

Trazirat të cilat shpërthyen të dielën, kur një grup më i madh i njerëzve u tubuan në lagjen Melikgazi në Kajzeri, pasi që një shtetas i huaj, sirian. maltretoi në vajzë pesëvjeçare dhe dogji automjete të shtetasve të huaj, lajmërojnë mediumet turke.

Në incident u lënduan 10 policë.

Jerlikaja në platformën X deklaroi se qytetarët kishin zënë një shtetas sirian dhe ua kishin dorëzuar atë forcave të sigurisë, pasi që kishte maltretuar një fëmijë. Turma më pas ka sulmuar shitore në pronësi të sirianit, si dhe shtëpi të disa individëve.

"Më vonë, qytetarët tanë u tubuan dhe vepruan në mënyrë të paligjshme, në mënyrë që nuk është në pajtim me vlerat njerëzore, duke i dëmtuar shtëpitë, vendet e punës dhe automjetet e qytetarëve sirianë", tha ministri turk. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR