• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jelen: SHBA-ja dhe Kina kanë vendosur lidhje "më të afërta" ekonomike, edhe krahas doganave

Jelen: SHBA-ja dhe Kina kanë vendosur lidhje

Uashington, 26 shtator 2024 (MIA) - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen në intervistë për Si-En-En tha se lidhjet ekonomike të Uashingtonit me Pekinin tani janë më të afërta edhe krahas rritjeve të paradokohshme të doganave, me ç'rast të dy palët bashkëpunojnë në fusha siç janë stabilteti financiar.

"Besoj se jemi më afër. Kemi gjetur mënyrë që në mënyrë konstruktive të bisedojmë dhe t'i zgjedhim dallimet tona", deklaroi ajo në intervistë për raportin mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Administrata e presidentit Xho Bajden ka ndërmarrë hapa për kufizimin e qasjes së ndërmarrjeve kineze deri te pajisja më bashkëkohore, posaçërisht për përdorim ushtarak dhe i shtoi tarifat për prodhimet e prodhuara në Kinë, të vendosura nga paraardhësi i tij, Donald Tramp.

Në prag të zgjedhjeve në nëntor, ku Tramp ballafaqohet me nënpresidenten aktuale, Kamala Harris, të dy kandidatët kanë qëndrim të fuqishëm ndaj Kinës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR