• e premte, 27 dhjetor 2024

Jelen: SHBA vendos sanksione ndaj institucioneve financiare që ndihmojnë Rusinë

Jelen: SHBA vendos sanksione ndaj institucioneve financiare që ndihmojnë Rusinë

Uashington, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv sipas të cilit Uashingtoni do të vendosë sanksione ndaj institucioneve financiare që ndihmojnë Rusinë t'i anashkalojë kufizimet ekzistuese, njoftuan mediat britanike, duke cituar deklaratën e ministrës amerikane të financave, Xhenet Jelen.

Urdhri ekzekutiv, i cili është pjesë e një veprimi gjithëpërfshirës amerikan kundër anashkalimit të sanksioneve, gjithashtu, i lejon Ushingtonin të ndalojë produkte që kanë origjinë nga Rusia, por kalojnë nëpër vendet e treta, si ushqimet e detit dhe diamantet", tha Jelen.

"Sot ndërmarrim hapa për vendosjen e mjeteve të reja dhe të fuqishme kundër makinerisë ushtarake ruse", tha ministrja amerikane e Financave.

"Edhe ne nuk do të hezitojmë të përdorim këto mjete të reja për të ndërmarrë veprime vendimtare dhe të sakta kundër institucioneve financiare që lehtësojnë furnizimin e makinerive ushtarake ruse" shtoi ajo.

Anëtarë të lartë të qeverisë amerikane, nën kusht për të mbetur anonimë,  për Rojters deklaruan se urdhri i ri ekzekutiv do të dërgonte një sinjal të qartë për institucionet financiare se ata ose duhet të ndalojnë kompanitë e tyre nga dërgimi i pjesëve dhe pajisjeve për sektorin ushtarak rus ose të përballen me sanksione të rëndësishme. 

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, SHBA-ja dhe aleatët e saj, së bashku me BE-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Moskës dhe vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Presidentit Vladimir Putin, financave ruse dhe dhjetëra oligarkë të afërt me të. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR